Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Çështja ime shkoi në Kushtetuese", Xhaçka zbardh shqyrtimin gjyqësor: Na dëgjuan për 10 orë, morën provat

Shkruar nga Newsbomb
"Çështja ime shkoi në Kushtetuese", Xhaçka
Olta Xhaçka - Gjykata Kushtetuese

Olta Xhaçka ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin "Top Story" përballjen që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese, për akuzat për përfitime nga marrja e statusit "investitor strategjik" nga bashkëshorti i saj. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar çdo provë për të.

"Kam qenë gjatë gjithë kohës në shërbim të drejtësisë. Çështja ime shkoi në Gjykatë Kushtetuese në Dhjetor 2023 (Saktësim: Dhjetor 2022). Një çështje shkoi nga 1/5 e deputetëve dhe një tjetër nga 1/10 e deputetëve.

Gjykata ka administruar prova, ka marrë të gjithë mbrojtjen. Unë jam përfaqësuar përmes avokatit për më shumë se 10 orë. Çështja ime i është nënshtruar shqyrtimit gjyqësor. Çështja është shqyrtuar në themel. Është dëgjuar për 10 orë dhe është disponuar me vendim për pushim", u shpreh deputetja socialiste.

Olta Xhaçka ka folur dhe për debatin e sotëm në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës për mocionin e mandatit të saj, në një seancë të tensionuar ku ajo foli dhe vetë. Ajo ka quajtur "të paburra" kolegët opozitarë që nuk kursyen akuzat për të.

"Unë kam qenë gjithë kohën në dispozicion të drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese. Ajo që ndodhi sot në Parlament ishte një linçim haluçinantë, nga njerëz që më vjen keq t'i quaj të paburra. Jam e irrituar që në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka një fije dinjiteti për një grua, për një nënë, nuk ka dinjitet për të vërtetën", vijoi politikania socialiste.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed