Hapësire reklamuese

Politikë

Çështja e Gërdecit/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut për riekspertimin ekonomiko-financiar

Shkruar nga Newsbomb
Çështja e Gërdecit/ GJKKO rrëzon kërkesën e
Ish-ministri, Fatmir Mediu

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu për riekspertim ekonomiko-financiar. Pas përfundimit të seancës, në një deklaratë për media, avokati i Mediut tha se GJKKO ka rrëzuar kërkesën për riekspertimin ekonomiko financiar të dorëzuar më herët, ndërsa shtoi se ekspertët e përzgjedhur nuk kanë licencë për të ushtruar këtë profesion si dhe 2 prej tyre ndodhen në kushtet e papajtueshmërisë pasi punojnë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kërkuam publicitetin e gjyqit. Publiku të shohë vetë kush ka të drejtë. Kjo u bë një çështje që i vlen popullaritetit jo ligjit sepse me ligj duhet te ishte zgjidhur me rishkrimin.

Ekspertët nuk kanë tagër, madje kanë pengesë sepse dy prej tyre punojnë në KLSH. Asnjë prej tyre nuk ka licencë për të kryer ekspertim”,- tha avokati.

Gjithashtu, avokati i ish-ministrit Mediu kritikoi edhe trupën gjykuese pasi heshti, kur ndaj klientit të tij pati fyerje nga pala tjetër gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Sipas avokatit, Gjykata duhet të sillet si e punësuar nga palët dhe jo mbi to.

Një moment tjetër i seancës ishte pretendimi i një heroizmi të paqenë, nuk mund të thuhen fjalë fyese në proces dhe gjykata të bëjë sehir. Të sillet si e punësuar nga palët jo si mbi palët”,- tha avokati i ish-ministrit, Fatmir Mediu.

Më herët, gjatë fjalës së tij në seancën gjyqësore të ditës së sotme edhe ish-ministri Fatmir Mediu kishte pretendime të njëjta me avokatin se ekspertët e përzgjedhur nuk janë të pavarur.

Sipas Mediut, akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme në përmbajtje dhe në formë. Sipas tyre, vendimi për akt-ekspertimin nuk është treguar gjatë hetimeve paraprake. Ata kanë pretendime se ekspertët ligjorë janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme, pasi katër nga pesë ekspertët kanë qenë nëpunës shtetërore pa licencimet e duhura. Ndërkaq, i pesti nuk kishte njohje nga ana financiare.

Cili është shpërdorimi i detyrës sipas akuzave tuaja? Akuza që doni t’i mbroni me aludime, arsyetime dhe akte të paligjshme absurde, siç janë aktet e ekspertimit me ekspertë të paligjshëm. Ligji e ndalon që të merrni si ekspertë inspektorë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Auditit, por këtyre ekspertëve të paligjshëm ju keni dhënë autoritetin e prokurorit dhe gjyqtarit, siç u dëshmua sot.

Ju nuk keni zgjedhur ekspertë të pavarur, por keni zgjedhur ekspertët që doni, në kundërshtim të hapur me ligjin. Ata janë përfaqësues të shtetit, në konflikt të hapur interesi.

Pse nuk pranoni të bëni eksperimentin sesi ndodhi shpërthimi? Çfarë ju pengon? Apo vetëm fakti se e dini shumë mirë që keni ndërtuar një proces mbi një provë që nuk ekziston?

Për më tepër, çfarë kuptimi ka në një shtet të së drejtës, kur Prokurori që ka barrën e provës, nuk shpjegon të ashtuquajturat priva, por thotë; “aty i keni aktet, lexojini, se unë do të flas në fund”.

Ky nuk është proces i drejtë, por një proces pa bazë dhe persekutues, duke mos na dhënë mundësinë të argumentojmë e të mbrohemi në kohë”,- tha ish-ministri Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në seancën gjyqësore.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese