Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Çështja e Berishës duhet ndërkombëtarizuar", Luan Baçi: Nëse ka nevojë do protestojmë para gjykatës së Strasburgut

Shkruar nga Newsbomb
"Çështja e Berishës duhet
Luan Baçi / Sali Berisha

Deputeti i PD Luan Baçi, prej fillimit dhe deri sot vazhdon të qëndrojë në krah të Berishës, ku shprehet se ish-kryeministri është burgosur politikisht.

Baçi sëbashku me mbështetësit e tjerë të Berishës protestuan para SPAK, për lirimin e liderit të tyre disa ditë më parë. Ndërsa sot deputeti demokrat është shprehur se nëse do të jetë e nevojshme do protestojnë përpara gjykatës së Strasburgut për të ndërkombëtarizuar çështjen e Berishës të cilin sipas tij po e burgosin politikisht pa pasur prova.

Protestat gjithashtu janë pasi qeveria po përdor drejtësinë për të sulmuar opozitën dhe liderin e saj.

"S’ka kontraditë. Kontroll absolut i Ramës në sistemin e drejtësisë. Është Rama që i jep emrat nga pushtetarët e vet. Asnjë pushtetar nuk kapet në detyrë. I hap krahun Rama. Tek opozita, pavarësisht sulmit që ka për të gjetur gjilpërën në kashtë. Edhe tek Berisha nuk po gjejnë asnjë fakt. I zvarrisin i godasin, për të vërtetuar që edhe tek opozita ka të korruptuar edhe Enver Hoxha kur dënonte, fabrikonte prova. Opozita është në këmbë, është legale, bën luftën e saj. Për çdo provë të fabrikuar ne ta bëjmë me dije për opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar për ti nxjerrë bojën kësaj drejtësie me regji.” - në Report TV.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese