Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ervin Salianji uron shqiptarët nga qelia e Fierit: Qoftë një vit shprese dhe ndryshimi

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji uron shqiptarët nga qelia e Fierit: Qoftë një vit
Ervin Salianji

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka uruar nga qelia nr.6 e burgut të Fierit, të gjithë shqiptarët kudo ndodhen për ardhjen e Vitit të Ri 2025. 

Në postimin e tij Salianji shpreson për një vit të mbarë, me shëndet dhe shpresë. Teksa lë pas të këqijat e këtij viti, Salianji përkujton të mirat si dhe uron më të mirat për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. 

"Të dashur miq,

Gëzuar 2025!

Uroj që të ruhen më të mirat e këtij viti që po lemë pas dhe të keni një vit të ri me shëndet e mbarësi!

Qoftë vit i një rrugëtimi me shpresë, ndryshim, mirekuptim për njëri-tjetrin e me më të mirat për familjet tuaja në këtë vit te ri! Urimet më të mira per ju!

Përqafime, Ervin Salianji", shkruan Ervin Salianji.

Ky vit nuk ka qenë më i miri për ish deputetin e Partisë Demokratike. Pas një sage të gjatë në dyert e gjykatave, Salianji u burgos për veprën penale “Kallëzim i rremë” për çështjen “Babale”. 

Tashmë i burgosur prej disa muajsh, Ervin Salianji u vetëdorëzua në dyert e policisë pas vendimit të Gjykatës së Apelit ku u dënua me 1 vit burgim. Ai po e vuan dënimin e tij në burgun e Fierit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed