Hapësire reklamuese

Politikë

Ervin Salianji "nuk mban veten" për Ilir Beqen: Këta jo vetëm dardha, por po hanë edhe m*t!

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji "nuk mban veten" për Ilir Beqen: Këta jo
Ilustrim: Momenti i arrestimit te Beqaj dhe Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar arrestimin e sotëm të ish-ministrit Ilir Beqaj, duke evidentuar se forca politike ku ai aderon e ka denoncuar për 10 vite me radhë korrupsionin në radhët e anëtarëve të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të Edi Ramës.

“Vjedh edhe 200 lekshin e kafes, e kuptoni se ca vesaxhiu mund të jetë një personazh i tillë në politikë, gjithçka që e themi dhe kemi thënë që përgjegjësia politike duhet të jetë absolute, përgjegjësia e tij duhet të jetë disa fish.

E patë skandalin e fundit që ndodhi tek Onkologjikut të gjitha janë pjellë e abuzimeve.  Nëse do të shkarkohej në ato momente, ishte kandidat për deputet i PS dhe drejtor i koordinimit të parave që do të vinin me donatorët e huaj", ka thënë deputeti.

Në një prononcim për Top Channel, Ervin Salianji ka thënë se deklaratat e tij nuk janë retorikë politike, por realiteti, pasi opinioni publik është tronditur nga rastet e korrupsionit në çdo sektor. Në një moment, ai kujtoi dhe shprehjen e kryeministrit për ata "që hanë dardha pas shpinës".  

"Këta s’po hanë vetëm dardha, këta po hanë edhe jashtëqitje, çfarë t’u dalë para”, është shprehur Ervin Salianji. Deputeti i Partisë Demokratike ka theksuar se përgjegjësia për rastin Beqaj është drejtpërdrejt e kryeministrit dhe Partisë Socialiste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese