
Ka nisur me incidente dhe tensione seanca e sotme plenare, ku deputetët e opozitës nisën skenarin që paralajmëruan në lidhje me kaosin që do shkaktonin në Kuvend pas vendimit për dënimin e Ervin Salianjit.
Ndërsa opozitarët po protestonin brenda parlamentit, Kryetrarja e këtij Kuvendi, Elisa Spiropali njoftoi ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit.
“Pasi mora opinionin e shërbimi legjislativ, sqaroj se rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mbledhjen e Këshillit për rregulloren e mandatit dhe deputetit në rast kur mandati i deputetit mbaron për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë. Sa më sipër njoftoj vakancën e krijuar për shkak të zbatimit të vendimit penal të formës së prerë ndaj zotit Ervin Salianji dhe të bëhet njoftimi përkatës pranë KQZ”- tha Spiropali.
Mosbindja civile e deputetëve demokratë vazhdoi ku në një moment hodhën dhe një shihe uji në drejtim të kryeparlamentares, ndërsa kishin rrethuar edhe foltoren e Kuvendit.
Pas kësaj, bardhi me grupin e tij kanë dalë jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre ku më pas iu vendosën flakën.