Hapësire reklamuese

Politikë

Ervin Salianji nga sot zyrtarisht "ISH", reagon nga burgu për përfundimin e mandatit: Socialistët ma fshinë emrin

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji nga sot zyrtarisht "ISH", reagon nga burgu për
Vendi i deputetit Ervin Salianji, nga sot ish-deputet

Ervin Salianji është zyrtarisht ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Prej pasdites së sotme, kur kryetarja Elisa Spiropali njoftoi përfundimin e mandatit për shkak të dënimit të tij me 1 vit burg, politikani demokrat është "ish".

Menjëherë pas këtij njoftimi, Ervin Salianji ka reaguar nga Burgu i Fierit ku po vuan dënimin për dosjen "Babale" dhe thotë se me vendim të Edi Ramës, socialistët kanë fshirë emrin e tij si përfaqësues i qytetarëve dhe opozitës nga Parlamenti.

"Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon", shkruan ai.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka njoftuar në nisje të seancës së sotme se ka përfunduar zyrtarisht mandati i deputetit demokrat Ervin Salianji, duke qenë se ai është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të formës së prerë.

Pikërisht për këtë fakt, deputetët demokratë nisën përshkallëzimin e aksionit opozitar ashtu siç kishin deklaruar më herët. Ata kanë shkaktaur kaos brenda seancës dhe kanë nxjerrë jashtë karriget e tyre, duke ju vënë më pas flakën me benzinë, ndërsa kur janë rikthyer, kanë nisur të konfrontohen verbalisht me socialistët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese