Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ervin Salianji kërkon të dalë nga burgu, kundërshton në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji kërkon të dalë nga burgu, kundërshton në
Ish-deputeti Ervin Salianji

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit ku u dënua me 1 vit burg, dënim që po e vuan që nga shtatori 2024 në burgun e Fierit.

Sipas burimeve për media, avokatët mbrojtës kanë dorëzuar në gjykatë ankimimin në 100 faqe argumenta ligjore që kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burgim për Salianjin.

Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej 27 shtatorit i akuzuar për “kallëzim të rremë” në lidhje me dosjen “Babale”. Përballja e tij me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, daton që prej 2018, një proces që është zvarritur për vite me rradhë nga togat e zeza.

Vite më parë, Ervin Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj, duke thënë se edhe përse ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali, prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri falë mbështetjes së të vëllait politikan.

Gjatë asaj kohe, gazetari Jetmir Olldashi publikoi një video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Pas publikimit të këtij rasti u hap një hetim penal me kallëzimin e Geron Xhafaj dhe në përfundim rezultoi se video ishte e montuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed