Hapësire reklamuese

Politikë

Ervin Salianji kërkon të dalë nga burgu, Gjykata e Lartë cakton datën dhe orën

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji kërkon të dalë nga burgu, Gjykata e Lartë
Ish-deputeti Ervin Salianji

Kërkesa e ish-deputetit Ervin Salianji për pezullimin e vuajtjes së dënimit me burgim do të shqyrtohet nesër nga Gjykata e Lartë. Politikani demokrat është dënuar me 1 vit burg për çështjen "Babale" dhe ndodhet aktualisht në IEVP Fier.

Kërkesa është regjistruar më datë 1 Tetor dhe është caktuar të shqyrtohet më nesër, më 15 Tetor. Relator i kësaj kërkese për pezullim të ekzekutimit të vendimit është caktuar anëtari Sokol Binaj.

Ervin Salianji kërkon të dalë nga burgu, Gjykata e Lartë
Njoftimi i Gjykates se Larte per kerkesen e Salianjit

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kaluar dy javët e para në qeli, prej mbrëmjes së të premtes së 27 Shtatorit kur u shoqërua drejt Burgut të Fierit për të vuajtur dënimin me 1 vit burg, të dhënë nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Ai u shpall fajtor për kallëzim të rremë publik.

Një vepër penale që nuk gjen bazë ligjore dhe aq më tepër kur ka një vendim të Gjykatës së Lartë, të më pak se tre muajve më parë, e cila është shprehur qartë se "denoncimi publik nuk është kallëzim i rremë".

Ky mund të jetë një ndër elementët që mbrojtja e deputetit Ervin Salianji, do të shfrytëzojë mes provave të tjera, gjatë rekursit në Gjykatën e Lartë për të kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese