Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ervin Salianji i ashpër me deklaratat e Ramës: Më shumë pushtet për të, do të thotë varfëri dhe korrupsion

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji i ashpër me deklaratat e Ramës: Më shumë
Ervin Salianji

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me një postim në rrjete social i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit ka thënë se ka darkuar me 100 të rinj e të reja të Forumit Rinor të PD-së.

Në këtë postim, Salianji shton se të gjitha epitetet që kreu i PS-së përdorë ndaj opozitës si “qorra”, “bufë kënete”, ai ka stigmatizuar gjithnjë popullin demokrat.

Ndër të tjera, ai shprehet se nëqoftëse Edi Rama merr sërish pushtetin, në shtetin shqiptar do të ketë më shumë varfëri dhe korrupsion.

Postimi i tij:

A mundet që balta e llurba e autokratit të shndërrohen në xhevahir?

Kur qyqja të tregon kënetën!

Metaforat dhe alegoritë janë pjesë e armatimit në fushatat elektorale. Autokratuci e ka pasion të vjetër këtë pjesë, si zgjatim të perversitetit. Me gjuhën fyese, ai ka stigmatizuar gjithnjë popullin demokrat.

Retorika e tij ka qënë gjithnjë e helmët dhe ka sjellë ndasi e tension në shoqëri.

Së fundmi i quan gjithë demokratët dhe ata që nuk mendojnë si ai, që nuk vihen në rresht, si qorra. I etiketon po ashtu demokratët si bufa kenete.

Dhe këtë e bën, dikush që ka zakonin e qyqes.

Nuk merret me folenë e tij që kutërbon krim e korrupsion, por synon e sulmon foletë e tjera.

Qyqe autokratuci së fundmi u mburr se paska futur kthetrat në folenë e demokratëve të rinj në Vlorë e paska marrë nga andej e paska rekrutuar disa syresh. E verteta e vetme ne deklarimin e tij ishte se socialistet ja kane shpifur dhe darka me e mire ishte me disa demokratë!

Kjo lojë e tij e vjetër, djallëzore dhe e pandershme konfirmon më së pari se ai nuk ka një alternativë. Nëse josh elementë nga kundërshtari, e bën me metodat e tij bizantine korruptive. Dihet mirë se kush i bashkohet, nuk shkon atje prej sharmit, tërheqjes, prej modelit qeverisës, apo prej vizionit që ai paska.

Një kryeministër që ka marrë gjithë pushtetet në vend, e ka sigurisht të lehtë të bëjë “anetarësime të reja”.

Po hipokrizi më të madhe se sa kjo nuk ka.

Tërë ditën e ditës fyen demokratët, i cilëson qorra, bufa kenete, pisanjosë, që s’kanë lidhje me qytetërimin, ndërkohë që nëse grepi i tij kap dikë, papritur e nxjerr prenë në një dritë tjetër, dhe shpall gjithë respektin e adhurimin për të. Për atë që deri dje ishte llum.

Kapërximi, nën joshje, blerja, bën sipas Ramës që balta e llurba të shndërrohen në xhevahir.

Qyqe autokratuci me këto metoda dëshmon dhe një herë se kërkon të mbajë pushtetin me çdo kusht.

Ai nuk ka një bilanc e një program, por ka një strategji për të sulmuar, për të goditur, e për të dobësuar kundërshtarin.

Futja në folene e tjetrit nuk ka qënë as në zakonet e normat tona. E dënueshme edhe nga librat e shenjtë që autokratuci i citon kur ja do nevoja, nga traditat, nga kanuni, nga kultura jonë.

Po për të mbajtur karrigen, ai është gati t’i shkelë të gjitha.

I fundit që mund të bëjë dikë për vete politikisht në këtë vend është Edi Rama. Ai është kreu i bandës, dhe kjo tanimë e pohuar edhe nga ai që ka qënë më i afërti me të për më shumë se një dekadë.

Edi Rama ka të gjithë shenjat, të gjithë sindromën e autokratëve të lindjes. Ndërsa ka sjellë varfëri, korrupsion, e krim, kur është ai vetë në krye të sistemit, në pamundësi për të bërë korigjim, ose për ta lejuar korigjimin që bën vetë populli me votë, ai kërkon edhe më shumë pushtet.

Edhe më shumë pushtet për Edi Ramën, do të thotë; më shumë varfëri, më shumë korrupsion, më shumë krim.

Kur e ka të pamundur të jetë një shqipe, ai del në origjinë, luan si qyqe dhe kërkon të prishë folenë tjetër, me shpresën se do të mbajë postin, me shpresën se do të ruajë privilegjin dhe imunitetin para drejtësisë.

Kenga do t’i këndohet qyqes me 11 maj, dhe nuk e shpëton dot asnjë rekrutim apo blerje e minutës së fundit. Sezoni i Edi Ramës ka mbaruar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese