Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ervin Hoxha takim me përfaqësuesit e Home Office: Rikonfirmuam bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Hoxha takim me përfaqësuesit e Home Office: Rikonfirmuam
Simon Ridley dhe Ervin hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një takim me zv.sekretarin e Dytë të Përhershëm në Home Office, Simon Ridley, shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Në kuadër të këtij takimi, theksi u vendos tek lufta kundër krimit të organizuar, çështje kjo me rëndësi parësore për një shtet.

Ervin Hoxha tregon se ky takim shërbeu si një rikonfirmim i bashkëpunimit dypalësh në lidhje me uljen e krimit në vend si dhe në rajon.

Diskutova sot për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Zëvendësekretarin e Dytë të Përhershëm në Home Office, z. Simon Ridley, i cili shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Lufta kundër krimit të organizuar është çështje me rëndësi parësore.

Gjatë takimit me përfaqësues të Home Office rikonfirmuam angazhimin për të rritur bashkëpunimin operacional dypalësh në luftën kundër krimit, por edhe atë rajonal,” shkruan ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese