Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Erisa Xhixho kërkon interpelancë me Ogerta Manastirliun: Pse nuk u janë dhënë bursat të gjithë studentëve?

Shkruar nga Newsbomb
Erisa Xhixho kërkon interpelancë me Ogerta Manastirliun: Pse nuk u
Erisa Xhixho

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, sa i përket bursave të cilat nuk u janë dhënë të gjithë studentëve.

Xhixho bën me dije se ndryshe nga sa është miratuar bursat për degët prioritare nuk u janë dhënë të gjithë studentëve, madje dhe ata që e kanë marrë nuk i është dhënë bursë sa një pagë minimale.

Sipas deputetes nga 346 studentë të Universitetit Bujqësor, vetëm 80 prej tyre e kanë përfituar.

“Kam kërkuar seancë urgjente pyetje -përgjigje me Ministren e Arsimit për bursat e degëve prioritare që nuk u janë dhënë të gjithë studentëve.

Studentët e degëve që qeveria i ka shpallur prioritare duhet të ishin trajtuar me bursë në masën e një page minimale (40 mijë lekë të reja) , në bazë të VKM së datës 29 qershor 2023.

Me këtë VKM, qeveria vendosi heqjen e kriterit të ruajtjes së notës mesatare, duke u dhënë të drejtën e bursës të gjithë studentëve të regjistruar rishtas.

Me synimin për të parandaluar mbylljen e shumë degëve të rrezikuara, qeveria e zgjeroi edhe listën e degëve prioritare, duke shtuar në të edhe degët e arsimit parashkollor dhe fillor si edhe degët: Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, zooteknikë dhe siguria e produkteve blegtorale.

Pjesa më e madhe e këtyre studentëve nuk kanë marrë bursën sa një pagë minimale, sipas VKM.

Nga 346 studentë të Universitetit Bujqësor, që prisnin të përfitonin nga VKM e qeverisë për bursat, kanë përfituar vetëm 80!

Zëri i studentëve duhet dëgjuar, transparenca dhe llogaridhënia është detyrim ligjor!”, shkruan Xhixho.

Erisa Xhixho kërkon interpelancë me Ogerta Manastirliun: Pse nuk u

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese