Hapësire reklamuese

Politikë

Erion Veliajn e largojnë me furgon nga GJKKO, “tërbohen” mbështetësit e tij, godasin mjetin e policisë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliajn e largojnë me furgon nga GJKKO, “tërbohen”
Erion Veliaj, kryetar bashkie

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është larguar nga Prokuroria pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ka caktuar masën "arrest me burg" për të.

Veliaj është shoqëruar nga forcat e policisë me furgon gjatë largimit të tij nga prokuroria, teksa do të transportohet për në burgun e Durrësit dhe është përcjellë me duartrokitje nga mbështetësit e tij, duke brohoritur dhe goditur me pëllëmbë automjetin.

GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Gjatë seancës, avokatët e Veliajt kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore. Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u zbut masa në detyrim paraqitje.

Në seancë, Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke pretenduar se vetëm ka bërë detyrën. Po ashtu ai deklaroi se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij "i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë."

"Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes," tha Veliaj në gjykatë. 

Seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nisi në orët e para të mëngjesit, por edhe pse me ndërprerje zgjati gjatë mbi 7 orë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese