
Hashim Thaçi, Erion Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar Pavarësinë e Kosovës nga qelia e paraburgimit në Durrës. Në postimin e tij në rrjete sociale, ai ka bashkangjitur dhe disa foto me personalitete nga Kosova me prejardhje nga fusha të ndryshme.
Veliaj e ka cilësuar 17-vjetorin e Kosovës së pavarur si një krenari për sakrificat e të shkuarës si dhe për ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara.
“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, shkruan ai në Facebook.
Sondazh
Poll