Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Erion Veliaj në qeli, flet për herë të parë Anuela Ristani: Më duket sikur jam në një ëndërr të keqe

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj në qeli, flet për herë të parë Anuela
Anuela Ristani

Në një ceremoni soleme për 105-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, Anuela Ristani, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, mbajti një fjalim emocional pas arrestimit të Erion Veliajt. Ajo shprehu shqetësimin e saj, duke theksuar se, "Askush nuk do e kishte menduar që ne të pestë do të ishim këtu. Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe."

Ajo falenderoi kryeministrin Edi Rama për mbështetje gjatë këtyre momenteve të vështira, duke theksuar se me ndihmën e tij, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ecë përpara.

"Askush nuk do e kishte menduar që ne të pestë do të ishim këtu. Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe. Por Tirana është më e madhe se ne, dhe sesa puna jonë. Çfardo që të bëjmë është puna ajo që ngelet pas. Detyra jonë e stafit të Bashkisë Tiranë është që ta bëjmë Tiranën të shkëlqejë edhe më shumë. Me ndihmën e kryeministrit, i cili ka qenë me në këto momente të vështira," tha Anuela Ristani.

Kujtojmë se pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, Ristani është caktuar si drejtuese e komanduar e Bashkisë së Tiranës. Ky vendim u mor në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, dhe është bërë pas një mbledhje urgjente që zhvilloi Rama me nënkryetarët e bashkisë.

Anuela Ristani është pjesë e strukturave të Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, kur Veliaj fitoi mandatin e tij të parë. Fillimisht, ajo ka mbajtur postin e shefes së kabinetit të kryebashkiakut, ndërsa më vonë është angazhuar për Çështjet Ndërkombëtare dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese