
Kryeministri i vendit Edi Rama ka shkuar përsëri në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Kjo është e dyta herë që Rama viziton bashkinë brenda ditës, referuar këtu mbledhjes që zhvilloi paraditen e sotme në bashki me nënkryetarët, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili.
Ndërkohë ditën e sotme Tirana ka mbushur plotë 105 vite nga shpallja kryeqytet i Shqipërisë, një festë që e ka gjetur vendin pa kryebashkiakun në zyrë. Burime për media kanë bërë me dije se Rama ka shkuar në bashki pikërisht për këtë datë të shënuar të kryeqytetit.
Mesa duket qëndrimi i Veliajt pas hekurave, nuk është bërë pengesë që Bashkia e Tiranës të ndalë punimet e festimet.
Prezenca e Ramës në këtë insitucion vjen pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e djeshme me urdhër të SPAK. Ndërkohë pak më parë në media u njoftua se nënkryetari Andi Seferi është emëruar drejtues i komanduar i Bashkisë Tiranë në mungesë të kryetarit Veliaj, i cili ndodhet në qeli.