Hapësire reklamuese

Politikë

Erion Veliaj në derën e SPAK!

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj në derën e SPAK!
Revista Newsbomb

Nga Ola Xama

Data 6 dhjetor 2024. Dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit paraqiten në derën e shtëpisë së kryetarit të Bashkisë Tiranë me një autorizim nga gjykata për të ushtruar kontroll. Sigurisht, kjo nuk do të ishte një nga ditët më të mira për Erion Veliaj, i zgjedhur 3 herë për të drejtuar Tiranën, bashkinë më të madhe të vendit si për nga numri i banorëve dhe për nga fuqia ekonomike.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhej në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë zyrtare, ndërsa në shtëpinë e tij, ku agjentët e BKH-së po prisnin, ishte bashkëshortja. Punonjësit paraqitën vendimin e gjykatës, i cili autorizonte Prokurorinë e Posaçme për të ushtruar kontroll personal të sendeve dhe banesave për një listë të gjatë me familjarë, miq dhe kompani të lidhura me drejtuesin e Tiranës.

Oficerët qëndruan për dy orë në godinën e pallatit të kryebashkiakut në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” dhe sekuestruan telefonin e gruas së tij Ajola Xoxa. Më pas kontrolluan për disa orë dhe zyrat e qendrës Harabel në zonën e ish-Bllokut.

Për ata që njohin kujdesin që i kushton Erion Veliaj imazhit publik, e kuptojnë se situata për numrin 1 të kryeqytetit në rrafshin politik e publik nuk është e mirë, sidomos po ta krahasosh me peshën që ka marrë në opinonin publik godina e SPAK dhe emri i drejtuesit të saj Altin Dumani, i cili rezulton të ketë përfshirë dhe veten në hetimin e nisur për kryetarin e bashkisë së Tiranës nga prokurori i posaçëm Olsi Dado në fillim të vitit 2024! Në një reagim që bëri disa orë më vonë kryetari i bashkisë së kryeqytetit, u shpreh i hapur për të mbështetur institucionet e drejtësisë, por nuk harroi të shigjetojë denoncimet që janë bërë për të nga palë politike dhe media, të cilat sipas tij e shantazhojnë në kërkim të përfitimeve, duke konsideruar lajmin për kontrollin e banesës së tij të rremë.

“Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap. U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta”, shprehej Veliaj.

Prokuroria e Posaçme informoi po atë ditë se veprimet hetimore lidheshin me një procedim penal që po zhvillonte, por pa dhënë më shumë detaje. Politika do të bënte kryefjalë të ditës kontrollet e ushtruara ndaj familjarëve të kryebashkiakut, e këtu gjuha e tij do bëhej më e ashpër....

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të muajit Janar të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg sot (22 Janar) dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese