Hapësire reklamuese

Politikë

Erion Veliaj mohon të jetë aksioner në hotelin e drejtorëve të tij në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj mohon të jetë aksioner në hotelin e drejtorëve
Erion Veliaj dhe Redi Molla në 2017

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar të jetë aksioner i një hoteli në Durrës, vlera e të cilit shkon deri në 15 milionë euro. I pyetur nga BIRN, ai e konsideroi "absurd" pretendimin e dalë gjatë përgjimeve të SPAK, ku u arrestuan drejtorë të bashkisë dhe të tjera janë në procedim.

“Kjo është gjëja e tretë më absurde që kam dëgjuar për veten. Kampion mbetet ai që ka thënë se jam djali i Ahmadinexhadit, kurse në vend të dytë ai tipi poshtë dritares, që thoshte se kam bërë skemat piramidale të vitit ‘97, nga gjimnazi. Jo, nuk kam ASNJE lidhje me ndonjë hotel, as në Durrës, as në Tiranë, as në gjithë globin", ka thënë kryebashkiaku.

Megjithatë, ndonëse Veliaj e mohoi pronësinë e tij direkte hoteli “Mediterranean Investment Group” është larg se qeni një frut i iniciativës së lirë kapitaliste. Ai ka në sfond një mbështetje me para publike dhe avantazhe të dhëna nga qeveria Rama.

Më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro shpalli vendimin e qeverisë për dhënien e statusit special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës kompanisë “Mediterranean Investment Group”.

Ajo foli një investim 15 milionë eurosh, që ishte sipas saj “vazhdim i strategjisë për turizmin i qeverisë shqiptare për të shtuar investitorët e fuqishëm, por edhe brandet më të fuqishme të turizmit botëror”. Pronarët e këtij hoteli janë Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Historiku i suksesit të kompanisë "5D Konstruksion" buron sipas SPAK nga pozicioni publik i aksionerëve të fshehtë të saj, Molla e Qato. Kompania arrinte të fitonte tenderë të panumërt në institucionet e Bashkisë Tiranë, por nuk ishte në gjendje të fitonte tenderë në institucione të tjera publike nën varësi të zyrtarëve të tjerë socialistë.

Erion Veliaj mohon të jetë aksioner në hotelin e drejtorëve
Kantieri i ndërtimit të hotelit nga kompania Mediterranean Investment Group në Durrës. Foto nga: Skyscrapercity.com

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese