Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Erion Veliaj flet për arrestimet e SPAK: Ish-kolegët shkuan vetë në polici, thanë ku duhet të paraqitemi

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj flet për arrestimet e SPAK: Ish-kolegët shkuan vetë
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar sot operacionin e Prokurorisë së Posaçme në institucionin që drejton, duke pohuar për herë të parë se ish-bashkëpunëtorët e tij kanë shkuar vetë në polici sapo kanë marrë vesh lajmin.

Nga Farka ku u takua me administratorët e Njësive Administrative të Tiranës, Erion Veliaj theksoi se  hetimi nuk ka mbaruar akoma. "Ne duhet ta shohim në gjykatë të provohet, ose pretendimi i prokurorisë ose pafajësia e ish-kolegëve tanë", evidentoi ai.

Takimi dhe deklarata u transmetua drejtpërdrejt në llogarinë zyrtare të kryetarit dhe duke ju përgjigjur akuzave politike që ju bënë sot në protestën përpara bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se ata nuk kanë mbrojtur askënd, ndryshe nga kundërshtarët e tyre.

"Ish-kolegët tanë sapo morën vesh lajmin shkuan vetë në polici. Ndërkohë që në kohën e këtyre dilte kryeministri, dilnin të gjithë të mbronin gardistët që u vranë me plumba në mish", vijoi ai.

Sipas kryebashkiakut socialist, ish-drejtorët dhe vartësit e tyre janë treguar bashkëpunues në çdo moment, edhe zyrtarët e Bashkisë së Tiranës po ashtu, të cilët kanë vënë në dispozicion të drejtësisë çdo dokument të nevojshëm.

"Ne prokurorëve u themi çfarë nevoje ke. Ne nuk jemi vonuar një orë, jo një ditë, por një orë për çdo dokument. Se është shumë kollaj që të mos japësh dokumente, mos të tregohesh bashkëpunues, super bashkëpunim. Kolegët tanë thonë ku është, te cili komisariat duhet të paraqitem që të shkoj dhe t'i shpjegoj para drejtësisë këto.

Kolegët tanë shkojnë vetë, nuk fshihen si skutha. Nuk fshihen as pas kryeministrit, as pas kryetarit të bashkisë, edhe nuk marrin gjithë partinë që t'i mbrojë, siç mbronin gardistët apo komandantin e gardës që thoshte vritini të gjithë me plumba në mish", theksoi Erion Veliaj.

Në fund, ai kërkoi nga të gjithë bashkëpunëtorët politikë që "të mbajnë kokën lart" sepse qyteti duhet të ecë përpara, kurse për kolegët që tashmë janë të arrestuar, uroi që të sqarojnë me vërtetësi të gjitha problematikat e tyre.

"Dua që ta mbajmë të gjithë kokën lart. Të ecim me vendosmëri përpara. Kolegëve tanë ju uroj shumë kurajo edhe shumë vërtetësi për të sqaruar të gjitha këto problematika. Qyteti duhet të eci përpara", përmbylli Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed