Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Erion Veliaj, dorëhiqu tani", Aleanca për Teatrin proteston para Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
"Erion Veliaj, dorëhiqu tani", Aleanca për Teatrin proteston
Njoftimi i Aleances per Teatrin

Anëtarët e Aleancës për Teatrin njoftojnë se ditën e premte më datë 5 Prill, do të protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës me kërkesën e vetme që kryebashkiaku Erion Veliaj të dorëhiqet. Ky reagim vjen pas operacionit të SPAK në institucionin e drejtuar nga Veliaj.

"Në këto kushte, për t'i hapur rrugë hetimit dhe për të parandaluar prishjen, tjetërsimin apo fshehjen e provave, Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte më datë 5 prill 2024, ora 11.00, para Bashkisë Tiranë, do kërkojmë: DORËHEQJEN URGJENTE të Kryetarit të saj Erion Veliaj", thuhet në njoftim.

Qëndrestarët e Aleancës ftojnë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e së premtes para Bashkisë së Tiranës, ndërsa theksojnë se kërkesën do e dërgojnë dhe në SPAK.

"Po kështu, këtë kërkesë do i'a bëjmë me dije edhe Strukturës së SPAK. Për këtë arsye, Ju bëjmë thirrje të na bashkoheni në këtë aksion, sepse Tirana na përket të gjithëve. Bashkë i'a dalim. Teatri aty dhe ashtu siç ishte", vijon deklarata.

Aleanca për Teatrin thotë se arrestimet në bashkinë e drejtuar nga socialisti Erion Veliaj tregojnë se sa e drejtë ka qenë qëndresa e tyre që tashmë ka hyrë në vitin e shtatë, për atë që ata e quajnë "grup i strukturuar kriminal i ideuar dhe drejtuar nga Erion Veliaj".

"Ngjarjet e ditëve të fundit lidhur me abuzimet në Bashkinë e Tiranë treguan:

1. Se sa e drejtë ka qënë qendresa jonë që ka hyrë në vitin e shtatë të saj.

2. Se sa e drejtë dhe legjitime është beteja ligjore e AMT-së.

3. Se në të gjithë kallëzimet tona, ashtu si e kemi argumentuar, jemi para një Grupi të Strukturuar Kriminal, ideuar dhe udhëhequr nga Erion Veliaj", përmbyllet deklarata e Aleancës për Teatrin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese