
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar paraqitjen e Erion Veliaj sot në SPAK. Kryebashkiaku i Tiranës kam dëshmuar për 5 orë me radhë përpara prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare, ndërsa para mediave ka "kyçur" gojën për arsyen.
"Ja ku jemi ne sot, jemi të bashkuar, jemi me flamurin e PD, po e përcjellim për në banesën e fundit të politikës, Erion Veliajn dhe do të përcjellim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Edhe kjo është një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse kundër nesh ishte kryeprokurori dhe nëqoftëse Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten e tij se ai nuk do të pranonte kurrë", është shprehur Berisha.
Lideri demokrat ka thënë se për të zhurmuar fundin politik të Erion Veliaj, kryeministri ka urdhëruar thirrjen në SPAK dhe të Belind Këlliçit, njëriu që mban flamurin e denoncimeve kundër Veliaj dhe ish-drejtorëve të tjerë të Bashkisë Tiranë.
"Dhe ditët e fundit, kreu aktin e turpshëm për të zhurmuar fundin politik të Erion Veliaj, thirri Belind Këlliçin njeriun që në emër tuaj, në emër të qytetarëve të Tiranës, i bëri pretencën publike Erion Veliajt.
I zbuloi modelin 100% të vjedhjes me 5D, u zbuloi bashkë me deputetë të tjerë të PD, aferën e djegësit, aferë e cila është në vetvete monumenti më i shëmtuar i hajnisë qeveritare ndaj qytetarëve dhe për ta zhurmuar sado pak gozhdimin që ky i bëri Erion Veliajt e thirrën për ta pyetur për shpifjet e Erion Veliajt, për diplomën", ka vijuar Sali Berisha.