
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të vijë sot për një vizitë në Tiranë, ku do të inaugurohet Xhamia e Namazgjasë.
Përveç iangurimit të Namazgjasë, presidenti turk do të zhvillojë disa takime me drejtuesit e vendit, konkretisht me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Gjithashtu gjatë kësaj vizite të Erdogan dhe delegacionit të tij në Tiranë do të nënshkruhen edhe tre marrëveshje mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Marrëveshjet që do të nënshkruhen:
1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë
2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.
3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë