
Në foto: Rexhep Taip Erdogan dhe Edi Rama
Shqipëria do të mirëpresë Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në datë 10 tetor.
Erdogan pritet të vizitojë Tiranën të premten ndërsa vendi po përgatitet të zbatojë protokollet e sigurisë në ditën e vizitës. Burime për media bëjnë me dije se presidenti turk do të mirëpritet nga një ceremoni ku do të jetë prezent Kryeministri Rama.
Ndërkaq, në datën 11 tetor është njoftuar se presidenti turk do të vizitojë Beogradin, kryeqytetin e Serbisë.
Ende nuk janë bërë me dije detaje nga vizitat e Erdogan në Ballkan, por e vetmja gjë që dihet është që ardhja e tij është planifikuar që para disa muajsh.
Sondazh
Poll