Hapësire reklamuese


Politikë

Eralda Bano braktis Bashën dhe rreshtohet me Berishën: Na duhet një opozitë e formuar dhe e papërçarë

Shkruar nga Newsbomb
Eralda Bano braktis Bashën dhe rreshtohet me Berishën: Na duhet
Deputetja e PD, Eralda Bano

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano e grupit të Lulzim Bashës ka deklaruar se do të jetë pjesë e strukturave të partisë zyrtare, duke nënkuptuar në këtë mënyrë se do të rreshtohet me grupimin e ish-kryeminstrit Sali Berisha.

Distancimi i saj nga kreu demokrat, Lulzim Basha vjen dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t'i kaluar vulën e PD-së zyrtare, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, Bano shprehet se nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim personal.

Sipas saj rruga më e mirë për të rikthyer shpresën shqiptare është të kemi një opozitë të formuar dhe të papërçarë, ndërsa shton se debati brenda strukturave të Partisë duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë”,- shkruan deputetja, Eralda Bano në Facebook.

Gjykata e Apelit vendosi dy ditë më parë që të linte në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, ku vula e PD-së zyrtare i kalonte ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese