
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako ka bërë një prononcim të shkurtër për mediat, lidhur me deklarimet e saj në SPAK.
Pas më shumë se 2 orësh qëndrimi para hetuesve, Sako nuk ka pranuar të bëjë publike arsyen se pse u thirr në SPAK. Ajo është shprehur se i është kërkuar që të ruajë sekretin hetimor, por theksoi se deklarimet e saj nuk kanë lidhje me detyrën që mban aktualisht.
“Më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor. Dhashë shpjegime, por nuk kanë lidhje me detyrën time,” tha Sako.
Kujtojmë që në shkurt të 2022 Emiriana Sako u pyet në lidhje me inceneratorin në Komisionin Hetimor, ku në një përplasje me opozitën ajo u largua nga mbledhja pa dhënë shumë sqarime.
Më herët nga SPAK doli dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, i cili u mor në pyetje për inceneratorin e Tiranës.