![Çelja e negociatave, Ferit Hoxha hap shampanjën në zyrën](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1729252338xpritja-e-organizuar-nga-ambasadori-hoxha-ne-bruksel-853.jpg)
Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ferit Hoxha ka hapur shampanjën në zyrën shqiptare në Bruksel, me rastin e çeljes zyrtare të negociatave. I rrethuar nga profesionistë shqiptarë që punojnë në institucionet europiane, Hoxha ka ndarë momente nga mbrëmja dhe trokitja e gotave.
"Një takim joformal por shumë miqësor me profesionistë me prejardhje shqiptare që përparojnë në institucionet e BE-së ose gjetkë në mjegullnajën e Brukselit. Vetëm 2 dekada më parë, kjo do të ishte e paimagjinueshme. Tani, është normale", shkruan ambasadori Ferit Hoxha.
![Çelja e negociatave, Ferit Hoxha hap shampanjën në zyrën](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1729252385xdddddddd-832.jpg)
Pavarësisht se në Shqipëri hapja e shampanjës së negociatave dhe trokitja e gotave është kthyer në një histori qesharake, këtë herë ato janë realitet i pakthyeshëm dhe ambasadori thekson se integrimi i shqiptarëve në institucionet kyçe europiane tregon historinë e vërtetë të ndryshimit.
"Ajo tregon historinë e vërtetë të ndryshimit dhe suksesit, brenda dhe jashtë Shqipërisë", përmbyll Ferit Hoxha.
An informal yet very friendly get-together with profesionals of ???????? descent evolving in EU institutions or elswhere in the Brussels nebula. Only 2 dacades ago, this would be unthinkable. Now, it is the normal. It tells the real story of change & success, within & outside #Albania. pic.twitter.com/Xzvozyr2FR
— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) October 18, 2024
Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor. Sipas metodologjisë së re, në procesin e zgjerimit fillimisht është hapur grupi i parë ku janë kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Progresi në këtë fushë do të diktojë edhe përparimin në tërë procesin negociator.
Me hapjen e grupit të parë të kapitujve, është zyrtarizuar ndarja e paketës ku Tirana ishte së bashku me Maqedoninë e Veriut. Për disa vite vendimet janë marrë paralelisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa tash rrugët janë ndarë.
Rruga e Shkupit drejt BE-së vazhdon të jetë e bllokuar nga Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe.