
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe drejtuesen politike të Partisë Socialiste në Tiranë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme po zhvillojnë një takim me kandidatët për deputet në këtë qark.
Spiropali i ka vlerësuar ata, duke shprehur vlerësimin e saj për punën e tyre, duke thënë se edhe për deputetët e rinj ka shpresë që do bëjnë një punë të mirë.
"Përbërja e kësaj skuadre, kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature, ju e dini se cilët janë deputetët tanë që në këtë legjislaturë kanë bërë një punë fantastike, dhe kanë qenë aty gjithmonë për PS dhe qytetarët shqiptarë për t’iu përgjigjur jo vetëm thirrjes që kanë marrë me votë. Ju jeni në listën e PS as në të hapur dhe as në të mbyllur, sepse aty do të jetë eksperienca dhe kontributi që do të vlerësohet nga qytetarët. Për të rinjtë jam shpresë plotë, që i janë bashkuar PS, dhe për ata që kanë kuptuar se PS është mjet për të transformuar Shqipërinë me Edi Ramën dhe PS", tha ajo.