Elenita Roshi do të emërohet drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar. Lajmin e ka ndarë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Ai theksoi se Roshi ka mbi 20 vjet përvojë në fushat e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, turizmit të trashëgimisë dhe zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
“Pasioni i saj për ta bërë trashëgiminë tonë tërheqëse dhe edukative, si për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët, do t’i shërbejë procesit të rëndësishëm të rindërtimit të Muzeut Historik Kombëtar, dhe të shndërrimit të tij në një hapësirë për edukim, frymëzim dhe dialog”, - theksoi Gonxhja.
Elenita Roshi ka punuar gjerësisht me organizata ndërkombëtare, në projekte që fokusohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, sidomos në Butrint dhe Gjirokastër.