
Deputeti i opozitës Dashnor Sula ka reaguar për NewsBomb.al pas lajmit se është tërhequr nga lista e "Nismës Shqipëria Bëhet", si kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Për NewsBomb.al, Dashnor Sula u shpreh se u ftua të ishte pjesë e tyre, por nuk ranë dakord për arsye të cilat deputeti nuk pranoi t'i bëjë me dije.
Sula thekson se ishin në kuadër negociatash.
"Fakti është që nuk jam atje, nuk kam shkuar atje, ishim në kuadër negociatash. Mu kërkua që të isha pjesë, nuk u dakordësuam dhe kaq. U kërkova nga koalicioni por nuk ramë dakord."-u shpreh Sula.
Kujtojmë se Dashnor Sula nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet nga Sali Berisha edhe pse doli si ndër më të votuarit në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike.