Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

 “Eja dhe ti”, opozita bën thirrje për protestën para Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
 “Eja dhe ti”, opozita bën thirrje për protestën
Protesta ne Bashkinë e Tiranës

Opozita ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë para Bashkisë së Tiranës ditën e sotme, ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Lirisë, Tedi Blushi, edhe një herë bën thirre për protestë sot në orën 11.00 përpara Bashkisë Tiranës.

“EJA PROTESTO EDHE TI! Sot, në ora 11:00, përpara Bashkisë Tiranës për të kërkuar largimin e Pronarit Faktik të inceneratorit të Tiranës dhe Kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj! Boll më Drejtësi me Regji! Kur ngrihet populli, bie tirania”, shkruan Blushi.

Kujtojmë që kjo do të jetë protesta e dytë para bashkisë së Tiranës, pasi pak ditë më parë një tjetër protestë u mbajt nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, e ku pjesë u bë edhe opozita.

Protesta vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”, lidhur me dosjen “5D”.

Në protestë herën e kaluar ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputeti demokrat Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu, kreu i këshilltarëve të Rithemelimit në Bashki, Ilir Alimehmeti dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese