Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama vizitë zyrtare në Paris, pritet me nderime të larta ushtarake nga Macron

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama vizitë zyrtare në Paris, pritet me nderime të larta
Edi Rama ne France

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u nderua në ceremoninë e mbajtur në  Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës.

Rama dhe bashkëshortja u pritën nga Ministri për Europën Jean-Noël Barrot dhe nga Guvernatori Ushtarak i Parisit, Gjeneral korparmate Christophe Abad.

Më pas, kryeministri, i shoqëruar nga Komandanti i trupës së Gardës Republikane, përshkoi Oborrin e Nderit, në prezencën tri togave të rreshtuara të Gardës.

Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Francës vijuan protokollin e ceremonisë e më tej Kryeministri Rama i shoqëruar nga Komandanti i Trupës parakaloi para togave të Gardës.

Edi Rama vizitë zyrtare në Paris, pritet me nderime të larta
Momente nga pritja qe iu be kryeministrit ne France

Nderimet ushtarake para Ramës u paraqiten nga një detashment i përbëre nga orkestra e Gardës Republikane dhe tri toga te regjimenteve të Këmbësorisë së Gardës Republikane.

Edi Rama vizitë zyrtare në Paris, pritet me nderime të larta

Sipas axhendës së publikuar më herët, kryeministri Edi Rama pritet që në orën 14:45 të zhvillojë një takim kokë më kokë më presidentin Macron. Më pas ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës në Paris, kreu i qeverisë do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara, kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Më herët  ai  zhvilloi një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e Jean-Paul Agon, president i grupit L'Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.

Gjatë takimit u prezantuan disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.

Axhenda do të vijojë në orën 16.00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja  e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese