
Edi Rama dhe Hashim Thaçi
Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 57-vjetorit të lindjes.
Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjete sociale një foto të Hashim Thaçit ndërsa shkruan "Edhe 1OO Komandant".
Hashim Thaçi është uruar përmes rrjeteve sociale edhe nga Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Balla ka publikuar në rrjete sociale një foto së bashku me një ish-ushtar të UÇK-së duke mbajtur flamurin kombëtar në hyrje të Gjykatës së Hagës, ndërsa shkruan "GËZUAR DITËLINDJEN PRESIDENT THAÇI! Uroj që sa më shpejt të takohemi në Kosovë e në Shqipëri."
Sondazh
Poll