Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në krye të një delegacioni pritet të udhëtojë të hënën drejt Abu Dabit ku do të mbahet java e qëndrueshmërisë ADSW, një iniciativë nën patronazhin e Lartmadhërisë së tij Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ku do të marrin pjesë drejtues shtetesh e qeverish dhe organizatash ndërkombëtare, sektori privat e shoqëria civile për të përshpejtuar përparimin e qëndrueshëm.
Departamenti i Energjisë i Abu Dhabit (DoE), ADNOC, World Wide Technology (WWT), Emirates Global Aluminium (EGA), Grupi EMSTEEL dhe Autoriteti i Elektricitetit dhe Ujit të Dubait (DEËA) do të jenë partnerë kyç për ADSË 2025.
Java e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, një platformë globale e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe e organizuar nga lideri i energjisë së pastër Masdar, ka njoftuar partnerët kryesorë për edicionin 2025, që do të mbahet nga data 12 deri më 18 janar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
E zhvilluar nën temën "Lidhja e të Ardhmes: Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm," ADSW 2025 do të përdorë inteligjencën kolektive përmes dialogjeve dhe platformave të dedikuara, duke bashkuar zyrtarë të qeverisë, liderë të industrisë, sipërmarrës, të rinj dhe faktorë të tjerë të interesit për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të nxitur progres ekonomik, social dhe mjedisor. ADSË 2025 do të nxjerrë në pah rolin vizionar të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke përdorur aftësinë e saj unike për të katalizuar ndryshimin pozitiv, duke bashkuar komunitetin global për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe elastike për të gjithë.
Lajmin për prezencën e Edi Ramës në këtë iniciativë e ka dhënë vetë agjencia, duke shpërndarë edhe posterin e kryeministrit Edi Rama.