Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama u përgjigjet komentuesve: Shqipëria me taksat më të ulëta në rajon

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama u përgjigjet komentuesve: Shqipëria me taksat më të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin e tij “Sy m’Sy”, ku u përgjigjet shpeshherë pyetjeve të komentuesve.

Në përgjigjen e tij, Rama është foksuar tek shëndetësia, teksa shprehet se janë hapur spitale të reja. Gjithashtu, thekson se taksat në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon.

Pjesë nga fjala e tij:

Shëndetësia është dita me natën, 53 spitale të reja, 400 qendra shëndetësore, 210 mijë pensionistë të rimbursuar, 600 mijë të pasiguruar që marrin rregullisht shërbimet pa asnjë diskriminim. Lexo regjistrat e shtetit, sot jemi 1 milion e 317 mijë, jemi 300 mijë vende pune më shumë.

Taksat janë 97 % që paguajnë më pak, taksat janë më të ulëtat në rajon. Cmimi i energjisë u ul 10.5% cmimi më i ulët që nga 1990. Financimi i arsimit është më i larti, nga 60 milion sot në 200 milionë euro, gati trefish. Bujqësia ishte përtokë, gjysmë miliardë euro eksporte produktesh shqiptare në Evropë. Heqja e TVSH të ushqimeve ka qenë ambicie e parealizueshme. 21mijë legalizime gjetëm, 270 mijë legalizime kemi bërë falas. Katër zona urbane me 24 orë ujë, sot janë 43 të përfunduara dhe të tjera.

Borxhi publik sot është 55 %. Fakte institicionesh, jo kuak kuak kuak politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese