Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama "u mbyll gojën" socialistëve: Askush mos të flasë për Nesti Angonin

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama "u mbyll gojën" socialistëve: Askush mos të
Edi Rama/ Erion Veliaj

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë konferencës për gazetarët u pyet në lidhje me hetimin e Erion Veliaj dhe a do ndjekë Rama rrugën që ka zgjedhur me figurat e tjera nga radha e PS duke i shkarkuar. Gjithashtu është pyetur në ka dijeni se kush është personi me emrin Nesti Angoni që ka kallëzuar Veliajn në SPAK.

"Nëse Prokuroria e Posaçme do ketë një masë në lidhje me Erion Veliajn, Ps do ndjekë të njëjtën traditë, do kërkoj shkarkimin e Erion Veliajt?  

A keni një ide se kush mund të jetë Nesti Angoni i cili çoi një kallëzim në SPAK?", ishte pyetja e gazetares, teksa kreu i qeverisë ka zgjedhur të mos e komentojë këtë rast, madje në lutje ai ju drejtohet gazetarëve duke iu kërkuar të mos e ngacmojnë. Teksa më tej ka shtuar se si ai po ashtu dhe socialistët nuk do të japin asnjë koment lidhur me këtë person si dhe për hetimet, por do të presin të përfundojë procesi dhe të jetë drejtësia ajo që do të thotë fjalën e fundit. 

Mos më shtyni në ngasje të komentoj këtë. Nuk komentoj këtë rast. Se më nxite të qeshurën me atë që të të them unë se kush mund të jetë ky Nesti. Nuk komentoj.

Ky rast është shumë specifik, për shumë arsye. Dhe deri tani nuk kam parë asnjë akuzë konkrete. Unë nuk dua të komentoj, edhe asnjë nga partia Socialsite nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shikojmë procesin", tha Rama. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed