Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama tregon se çfarë e detyroi të anulonte takimet me shqiptarët në Londër dhe Gjermani, ja kur do të rinisin

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama tregon se çfarë e detyroi të anulonte takimet me
Edi Rama

Partia Socialiste ashtu si dhe u njoftua më herë ka mbledhur online pasditen e kësaj të marte Asamblenë Kombëtare, ku në fokus ka qenë riorganizimi i brendshëm dhe rienergjizimi i kësaj foce politike për zgjedhjet e ardhshme të pranverës së 2025-ës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh optimist duke thënë se procesi i rienergjizimit ka pasur një ecuri pozitive. Kreu i qeverisë shqiptare dhe njëherësh dhe kryesocialisti tha se gjatë këtij procesi Partisë Socialiste i janë shktuar 32 mijë anëtarë të rinj.

“Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për Kongresin, të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit të PS më 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienegjizimi kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë të anëtarësisë aktive, Ndërkohë, kemi pasur edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin 1 anëtar 1 votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS. Kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkëngjitur PS pas mbylljes së këtij regjistrimi në funksion të zgjedhjeve për delegatët e Kongresit.

Janë 93 mijë anëtarë. 78.6% e trupës së anëtarëve të regjistruar mori pjesë në zgjedhjet për delegatët e kongresit. Shifra më e lartë që kemi pasur. Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin. 11 mijë e 400 janë të rinj deri në moshën 30 vjeç. Nga i gjithë procesi i zgjedhjeve për Kongres janë propozuar 10 mijë delegatë, prej të cilëve ka dalë numri i 1200 delegatëve të Kongresit, numri që kemi pasur dhe kemi aktualisht ku siç e dini një pjesë e delegatëve janë delegatë si kryetar bashkish, anëtarë këshillash e kshu me radhë, ndërkohë që 925 delegatë janë të zgjedhur drejtpërdrejt nga anëtarësia nga të cilët 76% janë për herë të parë në kongresin e PS. Edhe këtu është arritur një objektiv i rëndësishëm për të shkuar përtej 50% të së rinjve, jo thjesht në moshë por anëtarë të rinjtë Kongresit dhe faktiikisht jemi në 76%", tha Rama.

Gjithashtu, kryeministri u ndal edhe te turi i tij i takimeve me emigrantët shqiptarë nëpër botë. Rama tha se takimet me diasporën do të vijojnë në shtator në Londër dhe Dyseldord, ndërsa paralajmëroi më tej edhe një takim me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri tha se takimi në Londër dhe Dyseldorf u anuluan për shkak të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në Angli. Ndërsa, për në Gjermani ku takimi me shqiptarët në Dyseldorf ishte përcaktuar për në datën 16 qershor, Rama tha se u anulua për shkak të Europianin 2024 ku skuadra Kombëtare e Shqipërisë pritet të luajë.

“Ka pasur një zhvillim pozitiv me organizimin e PS në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të turit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Dhe në Greqi dhe Itali takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete as thjesht një takim pa vazhdim por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës përtej mureve të sallës ku ka filluar një punë domethënë për të rienergjizuar rrjetin e anëtarësisë dhe të simpatizantëve të PS.

Turi do vazhdojë në shtator duke qenë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem në vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Në një situatë zgjedhore është normale që të shmangnim një takim edhe pse nuk ka të bëjë me zgjedhjet është një takim politik. Po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Dyseldorf në një moment  shumë afër me ndeshjen e kombëtares nuk donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave. Në shtator do rimarrim turin edhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Britanisë dhe do përgatisim një takim në Shtetet e Bashkuara”, tha kryeministri ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese