Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama tha se mund të operohet në QSUT, Berisha flet si mjek: Dhjami yt në kofshë nuk është hall i shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama tha se mund të operohet në QSUT, Berisha flet si mjek: Dhjami
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se operacioni që mund të kryejë Edi Rama në të ardhmen, siç paralajmëroi vetë ky i fundit, nuk është hall i shqiptarëve. Si mjek, Berisha tregoi se problemi shëndetësor të cilit ju referua kryeministri publikisht, është dhjami në kofshë.

"Sot foli gjatë e gjatë se do të operohej për dhjamin në kofshë. Sikur dhjami i tij qenka problemi i shqiptarëve, sikur operacioni i tij për dhjam qenka halli i madh i çdo shqiptari. Unë jam mjek, dhe për të sëmurin kam vetëm urim, por për kriminelin dhe diktatorin kam vetëm damkosje!

Por meqenëse ti, zgjodhe dhjamin personal për të mbuluar me propagandë trafikun ndërkombëtar të lëndëve toksike që bën ti dhe klani yt qeveritar. Zgjodhe dhjamin personal për të mbuluar largimin nga Shqipëria të 2/3 të banorëve të saj, boshatisjen", u shpreh Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë.

Kryeministri Edi Rama duket se ka sërish probleme shëndetësore. Ai e ka bërë me dije vetë këtë fakt, teksa ka qenë sot në hapjen e spitalit të ri ditor në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza". Një vit pas operacionit në spitalin publik, ku ju nënshtrua heqjes së apendicitit, Edi Rama ka njoftuar mjekët se mund të shkojë prapë në duart e tyre. Sipas tij, bëhet fjalë për "hernie inguinale".

Një hernie inguinale ndodh kur indet, të tilla si një pjesë e zorrëve, dalin përmes një vendi të dobët në muskujt e barkut. Sipas mjekëve, fryrja që rezulton mund të jetë e dhembshme, veçanërisht kur kolliteni, përkuleni ose ngrini një objekt të rëndë. Megjithatë, shumë hernie nuk shkaktojnë dhembje.

Një hernie inguinale nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme. Mjeku ka të ngjarë të rekomandojë kirurgji për të rregulluar një hernie inguinale që është e dhembshme ose e zmadhuar. Riparimi i hernies inguinale është një procedurë e zakonshme kirurgjikale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed