Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë: Nuk duhet të humbasim mundësinë për në BE

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë: Nuk duhet të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste të qarkut Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama shprehet se zgjedhjet e 11 majit janë të rëndësishme, duke theksuar se hyrja në Bashkimin Evropian është e prekshme nëqoftëse ata marrin mandatin e katërt.

Ndër të tjera, ai thotë se nuk do të jetë gjithmonë derë e hapur, por bënë thirrje që qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi me PS-në.

Pjesë nga fjala e tij:

Patjetër që të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme ku hyjmë për të fituar, dhe kanë pasur peshën e vet mbi fatin dhe ecurinë e vendit. Këto zgjedhje kanë një peshë specifike të rëndësishme, këto janë të parat që kanë një rëndësi të posaçme gjeo-politike. Mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale e prekshme dhe aktuale. Besoj nuk ka qenë asnjëherë e dyshuar nga partnerët tanë evropiane që vendi ynë do të jetë anëtare në BE por asnjë herë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe aktuale.

Është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur aty gjithmonë. Si rezultat i të gjitha përpjekjeve të bëra dhe i arritjeve të realizuara ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë moment dhe ky është një nga ato ku treni i historisë kalon përpara nesh dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm, treni ndalon shumë pak në stacion nuk rri pafundësisht sepse e tillë është mënyra se si zhvillohet historia. Ne nuk duhet ta humbim këtë tren dhe nuk do ta humbim.

Sot duke parë ndryshimet tektonike që kanë nisur në të gjithë botën, këtu ka një punë e diskutim për të bërë më njerëzit, ka nevojë që në fushatë e kontakte tu flasim njerëzve për rëndësinë e ndryshimit të statusit tonë. E lidhin futjen në BE me episode sporadike ose momente që u kanë mbetur në tokë, kjo është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke hyrë në BE Shqipëria mund të sigurojë lirinë individuale për çdo njeri. Liria individuale është e kërcënuar në vendin tonë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese