Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama: Shqiptarët e dinë se vetëm ne dhe askush tjetër nuk mund ta udhëheqë Shqipërinë!

Shkruar nga Newsbomb

Edi Rama: Shqiptarët e dinë se vetëm ne dhe askush tjetër

Kryesocialisti Edi Rama po mban në sheshin Skënderbej, fjalimin e fitores të mandatit të katërt. Pas fitores me mbi 800 mijë vota, kryesocialisti mblodhi në shesh qytetarët “për t’i falenderuar që i besuan mandatin e rradhës.

Ashtu si në fushatën e zhvilluar mujat e fudnit, Rama u fokusua në Shqipërinë Europiane, ku shprehet se shqiptarët zgjodhën PS dhe Edi Ramën pasi e dinë se është e vetmja forcë politike që mund ta drejtojë vendin në këtë moment.

“Ne i kërkuam shqiptarëve të na besonin në ndarjen pa kthim të Shqipërisë nga Azia, ndarjen njëherë dhe përgjithmonë, fati deshi në këtë kohë dhe e solli në duart e Shqipërisë.

Shqipatrët na i plotësuan kërkesën, ky do jetë mandati më sfidues. Me Europën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Europën. Një mandat i fuqishëm dhe sfidues.

Fantazmat e pandëshkueshmërisë nuk do gjejnë më kurrë vend. Na besuan këtë mandat, shqiptarët e dinë se vetëm ne dhe askush tjetër mund ta udhëheqë Shqipërinë.  Është një mandat historik, për të qenë sa më të bashkuar, për fatin që na ka ardhur në dorë.

Do i japim fund Shqipërisë si vend i dorës së dytë, nuk do jenë më të huaj. Mandat për një Shqipëri të re.” – tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese