Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama nis takimet me diasporën nga Athina, festë me këngëtarë shqiptarë në 12 Maj

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama nis takimet me diasporën nga Athina, festë me
Takimi i perfaqesuesve te PS ne Athine

Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh me shqiptarët që jetojnë në diasporë, në shtete të ndryshme të botës. Takimi i parë do të jetë në Athinë, ku emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi do të kenë mundësi të bisedojnë me Ramën për problematikat e tyre.

Një ndër temat më të rëndësishme për të cilat do të diskutohet me diasporën shqiptare në Greqi do të jetë ajo për mundësimin e votës së emigrantëve, një kërkesë e bërë më herët dhe nga faktori ndërkombëtar në Shqipëri.

Për t'i paraprirë këtij takimi më datë 12 Maj, në Athinë ka shkuar dje Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Blendi Klosi është takuar me përfaqësues të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, për të dëgjuar shqetësimet e tyre e për t'i njoftuar për vajtjen e Edi Ramës.

"Në Athinë, me Mirelën, Adrianin, Laertin dhe strukturat e Partisë Socialiste dega Greqi, një pjesë tepër e rëndësishme e familjes sonë politike, në kuadër të procesit të rienergjizimit që përfshin edhe strukturat tona në diasporë. PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo", shkruan Klosi teksa ndan dhe pamjet.

Siç paralajmëron dhe vetë numri dy i Partisë Socialiste, kjo forcë politike ka vendosur që rreth një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2025, të ndërmarrë një sërë takimesh të rëndësishme me diasporën shqiptare për të kërkuar dhe mbështetjen e tyre.

Sipas organizatorëve të eventit, takimi i kryeministrit Edi Rama do ketë shumë surpriza të këndshme për emigrantët. Me synimin që takimi të jetë një festë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, pranë Ramës pritet të performojnë me muzikën e tyre edhe këngëtarë të njohur si Noizy dhe të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese