Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama “ndez motorët” e fushatës, drejtuesit politik të qarqeve mblidhen në selinë e PS

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama “ndez motorët” e fushatës, drejtuesit politik
Partia Socialiste

Teksa vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë e tij, të gjithë drejtuesit politik të qarqeve.

Sipas burimeve për media, kjo mbledhje ka si qëllim organizimin e kësaj force politike përgjatë fushatës elektorale në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Kujtojmë që një tjetër takim është mbajtur pak ditë më parë ku Rama ndau detyrat dhe caktoi përfaqësuesit e qarqeve në vend. Ndryshe nga viti i kaluar elektoral, Rama ka zgjedhur që Pandeli Majko të kalojë në Tiranë ku do të mbulojë një zonë të caktuar njësoj si Blendi Gonxhe që u caktua në Kombinat. Ndërkohë vendin e Majkos në Kukës e ka marrë Eduard Shalsi.

Ndërkohë një tjetër risi në këtë vit është edhe vota e disaporës, çka ka bërë që forcat politike të kenë një fokus të madh në angazhimin elektoral në lidhje me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Në mbledhjen e kaluar u raportua se Rama kishte kërkuar krijimin e një rrjeti të organizuar me kontaktet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke e konsideruar votën e diasporës një element thelbësor për përforcimin e mbështetjes ndaj mazhorancës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed