Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama merr meritat për Reformën në Drejtësi: Amerikanët sollën "Noc Rrokun", e bëri PS me mua në krye!

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama merr meritat për Reformën në Drejtësi:
Edi Rama ne emisionin Opinion/ © Credits Tv Klan

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se Reforma në Drejtësi është sot një realitet i prekshëm në Shqipëri falë tij dhe Partisë Socialiste. Ai nuk konsideron partnerët amerikanë dhe europianë, duke thënë se ata kanë sjell "Noc Rrokun".

"Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye. Që të jemi të qartë edhe amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva, ishin shumë mosbesues. Mbështetja për amerikane ka qenë absolute, por askush nuk e ka pasur vullnetin tim për ta ndarë drejtësinë nga pushteti politik.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë e kryetar bashkish. Kjo ka qenë ajo që unë kam ëndërruar, që të godasë majtas e djathtas”, është shprehur kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion".

Gjatë intervistës ai u pyet nëse po i bën presion SPAK për të arrestuar kundërshtarët e tij politikë. Edi Rama u përgjigj se kjo deklaratë është ofendim për inteligjencën e gjithë popullit dhe theksoi se ajo që ka bërë PS sa i përket drejtësisë është epokale. 

"Po përsëris që ajo që ka bërë Partia Socialiste nën udhëheqjen time është epokale. Është e para forcë politike në historinë e këtij vendi që ka marrë një vendim dhe ka shprehur vullnetin më të plotë që të tërheqë fuqinë e vet nga territori i drejtësisë. Dhe me kosto patjetër që ajo drejtësi e çliruar nga pushteti politik do të godasë edhe brenda nesh.

Dhe një kosto jo e paftuar, por një kosto e mirëseardhur për mua. Sepse nga pikëpamja organizative, nga pikëpamja administrative, ti mund të bësh gjithçka, por kur vjen puna te gjykimi për vepra penale nuk e bën dot këtë. Për këtë duhet drejtësia, duhet prokuroria, duhet gjykata", përmbylli kryeministri Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese