Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama merr fjalën në Kuvend, opozita u bie tavolinave: SPAK është ilaç i hidhur, o e pi o vdes!

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama merr fjalën në Kuvend, opozita u bie tavolinave: SPAK
Edi Rama duke folur ne Kuvend

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të bashkojnë votat me socialistët për të votuar rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për miratimin e ligjeve me shumicë dhe rrugën e vendit drejt BE.

Mirëpo, teksa ai fliste për rezolutën dhe korrupsionin, deputetët e opozitës nisën të flisnin nga vendi dhe të përplasnin duart në tavolina, për të bërë zhurmë.

Kryeministri u duk se u bezdis nga zhurma dhe foli shkurt, ndryshe nga zakonisht, ama u tregoi kundërshtarëve politikë që kishte përballë se SPAK është një realitet i drejtësisë së re falë këmbënguljes së Partisë Socialiste.

"Ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh, prandaj është dhe Reforma në Drejtësi, bashkë me lindjen e SPAK, i cili ka dhe do të ketë sa të jem unë këtu, mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur, që o e pi o vdes.

Ata që kujtojnë se lufta me korrupsionin në një shtet të ri demokratik, është një luftë që bëhet duke i rënë kazanit të iki Lena se do vijë Prena. Kjo nuk është një luftë vulgare për pushtet, por një luftë për shtetbërje demokratike.

Nisa që merr jetë me këtë rezolutë buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte dhe refeltkton sfidën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Kolegët dhe koleget e grupit parlamentar dhe të qeverisë, do japin plot detaje për këtë rezolutë", u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese