Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama me “sytë me lot” dhe “zemrën e thyer” reagon pas vdekjes së Haxhi Thaçit: Baba iku krenar Hashim

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama me “sytë me lot” dhe “zemrën e thyer”
Edi Rama dhe Hashim Thaci / Foto arkiv

Kryeministri i Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një foto të Hashim Thaçit me Haxhi Thaçin duke i thënë ish-presidentit se i ati iku nga kjo jetë krenar për të birin.

“Baba iku krenar Hashim”, shkruan Rama teksa e shoqëron këtë postim me “emoji” me sytë me lot dhe “zemrën e thyer”.

Babai i Hashim Thaçit mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e kësaj të diele. Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës aty ku prej kohësh ndodhej i shtruar për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese