Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama mbyll pas disa orësh konferencën e fundvitit, falenderon gazetarët: Dua t’iu shoh mirë të gjithëve, pa dallim!

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama mbyll pas disa orësh konferencën e fundvitit, falenderon
Edi Rama gjate konferences me gazetaret

Pas më shumë se 3 orë e gjysmë kryeministri Edi Rama e ka mbyllur konferencën e fundvitit me një falenderim dhe urim për të gjithë gazetarët.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë kryeministri Rama preku të gjitha fushat dhe arritjet që qeveria e tij ka bërë përgjatë këtij viti që po lëmë pas, duke mos lënë anash as komentet për ngjarjet e fundit në vend siç janë dhe hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

E në fund kreu i qeverisë falenderoi gazetarët për punën e bërë përgjatë gjithë kësaj kohe, teksa i uroi shëndet e çdo të mirë gjatë vitit që presim.

“Për gjithë këtë punë që bëni dhe përpjekje kohë energji që harxhoni respekte, ndërkohë që iu uroj sinqerisht të keni të gjithë frymëzimin, pasionin, shëndetin edhe patjetër jo vetëm për veten, pro e familjarisht, për prindërit, bashkëshortët, këdo që iu do zemra, fëmijët, gëzuar edhe çdo të mirë për të gjithë ju dhe për këdo tjetër që ju doni ta shikoni mirë. Unë dua tju shoh mirë të gjithëve pa dallim. Faleminderit shumë”, tha Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese