Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama komenton protestën e opozitës te Bashkia e Tiranës: Janë bërë si “hudhra” atje te muret, s’kanë ide e alternativë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama komenton protestën e opozitës te Bashkia e Tiranës:
Fotomontazh/ Pamje e marre ne nje nga protestat para Bashkisese Tiranes-Edi Rama

Edi Rama ironizon protestuesit e PD te Bashkia e Tiranës që i konsideron si “hudhra” që duhen aty.

Prej muajsh protestat e PD janë zhvendosur aty duke kërkuar dorëheqjen e kreut të bashkisë Erion Veliaj, por Rama e sheh këtë si një element demokracie se “nuk ka çfarë i bën”.

“Cfarë të të them Ardian, ke shumë të drejtë, por është bërë pak si modë këtu, del një grusht njerëzish që zënë rrugën dhe pastaj të tjerët duhet të presin që ata të shpërndahen.

Por çfarë ti bëjmë tani, jua thashë: janë bërë si hudhër atje te Bashkia e Tiranës dhe bëjnë punën e hudhrës, a më kupton. Që të mos marrin m’sysh. Nuk di ca të them tjetër. Njerëz që merren me muret. I bien mureve, i bien karrigeve, i bien tavolinave. Ça është kjo? Opozitë është kjo? S’ka lidhje me opozitën. S’ka lidhje me idetë. S’ka lidhje me programet. S’ka lidhje me të ardhmen. S’ka lidhje me alternativat. Është kuak, kuak, kuak”, tha Rama në komunikimin “Sy m’sy” me komentuesit në rrjetet e tij sociale.

Protestat e opozitës te Bashkia e Tiranës filluan me intesitet nga korriku i vitit 2024. Më 11 korrik 2024, pas një fjalimi të kreut të PD nga ballkoni i shtëpisë së tij ku qëndronte në “arrest shtëpie” me urdhër të SPAK, protestuesit e opozitës marshuan drejt bashkisë.

Shumë protesta u zhvilluan në muajt pasues e ndër më të fundit ishte ajo e 31 janarit që u konsiderua e paligjshme. Për këtë disa drejtues të opozitës si Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Adriana Kalaja etj, u proceduan edhe penalisht për bllokim rrugësh dhe prishje të rendit e qetësisë publike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese