Hapësire reklamuese


Politikë

Edi Rama ironizon sërish, u bën thirrje grave nga Kamza: Burrat janë çyryk, nuk shohin

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama ironizon sërish, u bën thirrje grave nga Kamza: Burrat
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me gratë e Kamzës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ndal batutat me “thirrje” ndaj grave për bashkëshortët e tyre, ku shprehet se kur janë tifozë janë “çyryk”.

Ndër të tjera, kreu i Partisë Socialiste u ka thënë se duhet të bashkëpunojnë me gratë demokrate, pasi sipas tij e kuptojnë shpejt kalimin nga politika në realitet.

“Për 11 majin, nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni dhe kuptoni sot por çdo ditë dhe orë duhet të bëni përpjekje për të shtuar radhën e votave të sigurta për PS-në nga gratë. Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat.

Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pinë raki dhe bëjnë tifo. Por politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë. Kjo është zgjedhje si do të shkojnë punët e mira përpara. Në 11 maj kjo është një zgjedhje shumë më e madhe se sa investime do të bëhen”, është shprehur Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese