Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama fton shqiptarët të votojnë PS-në: Ne mund t’iu sigurojmë pasaportën e BE-së

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama fton shqiptarët të votojnë PS-në: Ne mund
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme në podcastin e tij iu ka bërë thirrje sërish qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai është shprehur se me votimin e Partisë Socialiste, është sigurimi për në Bashkimin Europian duke pasur mundësinë e kalimit në aeroport, pa nevojën e dhënies së llogarive policisë.

“Të dashur miq, bashkëqytetarë bashkëatdhetarë që po më ndiqni tani. Ne mund ta mbyllim shumë shpejt këtë histori poshtëruese diskriminuese. T'i mos i japim më llogari një polici në aeroport dhe kur do ikim. Ne mund t’i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën 2030. Në këtë pasoportë duhet të shtohet dicka themelore. Europian Union Republic -Albania. Na duhet jo thjesht një mandat i 4, kush e do pasaportën e BE-së ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugën, me votën e bashkuar dhe ne do ta pajisim brenda kësaj dekada europiane. Me pasaportën e BE-së, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë mund të studiojnë, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese