Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama ekspozitë personale në Paris, prezanton krijimet e tij artistike në galerinë “Marian Goodman”

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama ekspozitë personale në Paris, prezanton krijimet e tij
Pamje nga ekspozita e kryeministrit Edi Rama në Paris

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të kthehet në Francë, ndonëse jo për arsye diplomatike në kuadër të asaj që i dikton detyra si zyrtar i lartë i shtetit, por tashmë si një artist. Kryeministri do të mbajë një ekspozitë personale në Paris të Francës, në datën 8 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur galeria “Marian Goodman”, ku do të mbahet edhe ekspozita. Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare, ajo njofton të gjithë artëdashësit për të ndjekur nga afër veprat e kryeministrit shqiptar. Në profilin e saj qartësohet edhe përmbajtja e ekspozitës si dhe mesazhi që ai ka dashur që të përcjellë.

Ekspozita e Edi Ramës paraqet një ndërthurje të ngjyrave të forta, duke luajtur me kontrastet. Ato përfshijnë vizatime të ndryshme në letër, letra muri, skulptura qeramike dhe një qendisje me dorë.

Vizatimet përbëhen nga kompozime komplekse, të bëra me ngjyra të ndezura që mbulojnë pjesërisht letra të printuara A4, me shënime apo oraret e takimeve ditore.

Edi Rama ekspozitë personale në Paris, prezanton krijimet e tij
 

Kjo krijimtari tregon afërsinë e artistit me ngjyrën, e cila ka qenë thelbësore për Ramën si në karrierën e tij politike, ashtu edhe në veprimtarinë artistike, me aftësinë për të përcjellë elemente të psikikës, por edhe potencialin e saj për të ndryshuar perceptimet tona dhe për të gjallëruar, shkruan Galeria “Marian Goodman”, në një prezantim për këtë ekspozitë.

Shkrimi vijon më tej duke shpjeguar se historia e tij si artist nisi fillimisht duke bërë vizatime autonome, të rrjedhjes së vetëdijes, më shumë nga një ndjenjë për t’u zhvendosur nga realiteti se sa për të krijuar vepra arti. Rama e kuptoi gradualisht se vizatimet e tij nuk ishin as një aktivitet devijues dhe as një kënaqësi estetike, por po bëheshin një domosdoshmëri gjithnjë e më sqaruese.

E gjeta veten duke vizatuar pothuajse gjithë kohën time të punës, ndërsa ndërveproja me njerëzit në zyrën time ose në telefon. Dhe kuptova që nuk po vizatoja më, dora ime po krijonte art”,- është shprehur Rama sipas galerisë.

Edi Rama ekspozitë personale në Paris, prezanton krijimet e tij
 

Galeria “Marian Goodman” tregon se si ngjyrat që sot janë në tavolinën e kreut të qeverisë shqiptare, dikur, kur Rama drejtonte bashkinë e Tiranës, u bënë pjesë e një projekti ambicioz për lyerjen e fasadave të ndërtesave në Tiranë duke i bërë shumëngjyrëshe.

Ekspozitat e fundit vetjake të punës së Edi Ramës përfshijnë Improvizimet , Zappeion, Athinë, Greqi (2023) dhe Edi Rama: Puna , e cila udhëtoi nga Kunsthalle Rostock, Gjermani (2018) në Muzeun e Artit të Nevadës, Reno, (2019).

Puna e Ramës është përfshirë gjithashtu në ekspozita të shumta me dy persona ose në grup, duke përfshirë Bienalen e São Paulo (1994); Haus der Kunst, Mynih (2004); Qendra Pompidou, Paris (2010); Bienalen e Marrakeshit, Marok (2015); Muzeu i Ri, Nju Jork (2016); dhe Bienalen e Venecias (2003 dhe 2017).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese