Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama e mbyll vitin me lajme të mira: Shqipëria nuk është në monitorim të plotë nga BE, deri në 2027 do të “thithim” 1 miliardë euro

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama e mbyll vitin me lajme të mira: Shqipëria nuk është
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ashtu si dhe tradita e do është duke zhvilluar këtë të hënë konferencën e fundvitit ku dhe po liston të gjitha arritjet e qeverisë shqiptare përgjatë këtij viti që do të lëmë pas.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e nisi me ecurinë e Shqipërisë sa i përket rrugëtimit të saj drejt familjes së madhe të Bashkimit Europian. Rama dha lajmin e mirë se vendi ynë ka dalë pas 29 vitesh nga faza e monitorimit të plotë asamblesë të PE të KE.

Pra kjo do të thotë që vendi ynë nuk është nën monitorim të plotë e sipas kryeministrit jemi njësoj si të gjitha vendet me të cilat dëshirojmë dhe do t’i bashkohemi familjes europiane brenda kësaj dekade.

"Këtë vit edhe ky është një fakt tejet domethënës për ku jemi sot, Shqipëria ka dalë pas 29 vitesh nga faza e monitorimit të plotë asamblesë të PE të KE. Nuk jemi më një vend nën monitorim të plotë, por jemi njësoj si të gjitha ato vendet me të cilat duam dhe do bashkohemi në familjen europiane brenda kësaj dekade", tha kryeministri. 

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal dhe tel Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tha se Shqipëria nga sot deri në vitin 2027 do të përfitojë 1 miliardë euro.

“E them këtë me shumë krenari ka qenë një proces jo i lehtë, ka qenë një këmbëngulje e vazhdueshme në të gjithë kontaktet, takimet, shkëmbimet e dokumentave me zyrën e presidentes së KE, me disa nga kancelaritë kryesore të BE, për të arritur që në procesin tradicional të integrimit të hyjë një element i ri i cili tanimë ka hyrë edhe në fjalorin e bisedimeve si anëtarësimi gradual.

Që do të thotë, tanimë ne dhe vendet e rajonit kemi në dispozicion një instrument të ri financiar në planin e ri të rritjes ku në periudhën nga sot deri në vitin 2027 do të thithim rreth 1 miliardë euro plus dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për tu bashkuar me familjen europiane në disa segmente.

Fakti konkret është se falë këtij plani rritjes qysh nga 29 nëntori shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do të kenë më asnjë komision extra për transfertat e tyre sepse Shqipëria është zyrtarisht anëtare e zyrës së pagesave unike europiane, kursen milion e miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë-brenda dhe nga brenda-jashtë, brenda perimetrit të BE”, tha kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Por, është me rëndësi të theksoj këtu diçka që e keni dëgjuar edhe më parë që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia do të ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, e qindra e qindra punonjës të administratës tonë publike, negociatorë, drejtues grupesh, anëtarë grupesh nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening, me diagnozën e gjithë sistemit të republikës së Shqipërisë në të gjitha fushat.

 Për hir të vërtetës ecuria e procesit screening, vlerësimet befasuese për mua personalisht të komisionit europian të qeverive që ishin tipikisht përfaqësuesve të vendeve më skeptike të BE, për performancën e skuadrës tonë kombëtare janë shtysë janë një motivim, janë një fakt shumë domethënës qër çfarë është bërë në gjithë këto vite dhe cila është në të vërtetë adminsitrata publike.

Një administratë e cila padiskutim as nuk përfaqësohet as nuk interpretohet dhe as nuk shpjegohet me rastet e atyre punonjësve të administratës që për një arsye apo tjetër nuk e nderojnë administratën tonë, nuk e nderojnë shtetin tonë, flamurin tonë dhe bëhen me të drejtë objekt qoftë i ekspozimeve të sjellëve apo të veprimeve të tyre të padenja, qoftë dhe i drejtësisë.

Por, nëse shohim të dyja anët e kësaj medalje, ana e dukshme për shkak të këtyre kepozimeve për publikun është në fakt një pjesë shumë e vogël dhe jo domethënëse për të kuptuar funksionimin e administratës publike të vendit tonë dhe nivelin e drejtimin dhe punëve të adminsitratës gjë që u pa qartë, e përsërit dhe për mua personalisht ishte një befasi e mriëpritur në procesin e ballafaqimit me skuadrën e teknokratëve të komisionit europian.

Këtë vit edhe ky është një fakt tejet domethënës për ku jemi sot, Shqipëria ka dalë pas 29 vitesh nga faza e monitorimit të plotë asamblesë të PE të KE. Nuk jemi më një vend nën monitorim të plotë, por jemi njësoj si të gjitha ato vendet me të cilat duam dhe do bashkohemi në familjen europiane brenda kësaj dekade.

Se treti Shqipëria është bërë nxitësi dhe ja ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim edhe me vendet e tjera të rajonit jo vetëm një dialog të pandodhur më parë mes KE vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, nga ku doli si rezultat konkretet plan i ir i rritjes të BE në mbështetje të vendeve të BP.

E them këtë me shumë krenari ka qenë një proces jo i lehtë, ka qenë një këmbëngulje e vazhdueshme në të gjithë kontaktet, takimet, shkëmbimet e dokumentave me zyrën e presidentes së KE, me disa nga kancelaritë kryesore të BE, për të arritur që në procesin tradicional të integrimit të hyjë një element i ri i cili tanimë ka hyrë edhe në fjalorin e bisedimeve si anëtarësimi gradual.

Që do të thotë, tanimë ne dhe vendet e rajonit kemi në dispozicion një instrument të ri financiar në planin e ri të rritjes ku në periudhën nga sot deri në vitin 2027 do të thithim rreth 1 miliardë euro plus dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për tu bashkuar me familjen europiane në disa segmente.

Fakti konkret është se falë këtij plani rritjes qysh nga 29 nëntori shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do të kenë më asnjë komision extra për transfertat e tyre sepse Shqipëria është zyrtarisht anëtare e zyrës së pagesave unike europiane, kursen milion e miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë-brenda dhe nga brenda-jashtë, brenda perimetrit të BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese